Sport

Te Bayern ka kritika edhe kur fitojnë, senatori i skuadrës paralajmëron shokët

8 Mars 2020, 20:25 Nga DOSJA
Te Bayern ka kritika edhe kur fitojnë, senatori i skuadrës

Bayern aktualisht kryeson kampionatin gjerman dhe ka 4 pikë më shumë se Borussia Dortmund, por Thomas Muller mendon se skuadra bavareze nuk është ende e përkryer.

Sipas ish-kampionit të botës, rekordmenëve iu mungon një gjë themelore. “Mendoj se kemi humbur instiktin vrasës. Ka patur pak lëvizje pa top”, u shpreh sot sulmuesi gjerman pas fitores 2-0 në derbi me Augsburgun.

Pavarësisht fitores, Bayern sot luajti ndeshjen më të dobët për këtë vit nën drejtimin e trajnerit Flick, kështu që Muller bëri një paralajmërim. “Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, duhet të falendërojmë portierin tonë. Neuer na shpëtoi në fundin e ndeshjes. Duhet të punojmë për t’u përmirësuar”, shtoi ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern muller problemi bayern muller problemi

Sondazh

Poll