Sport

Në United-City fitojnë “Djajtë”, Solskjaer “bekon” Liverpool-in në krye të tabelës

8 Mars 2020, 18:56 Nga DOSJA
Në United-City fitojnë “Djajtë”, Solskjaer

Derbi Manchester United-Manchester City sot u mbyll me fitoren 2-0 të “Djajve të kuq”. Skuadra e trajnerit Solskjaer ishte e përkryer në ndeshjen e vlefshme në javën e 29-të të Premier League.

Takimi fillimisht u zhbllokua nga një gol i francezit Martial në minutën e 30-të të pjesës së parë, me asist fantastik të mesfushorit të transferuar në janar, Bruno Fernandes.

Edhe Ederson ia dha një dorë Martialit me gabimin e tij dhe kjo ndihmoi ndjeshëm “Djajtë e kuq” për të marrë hov edhe më shumë. Pjesa e dytë pati më pak ritëm, por jo se munguan rastet. Goli i dytë u shënua nga McTominay në minutën e 97-të.

Tri pikët e marra kthyen në Europë djemtë e Solskjaerit, të cilët prisnin që Guardiola të bënte ndonjë manovër për tu hakmarrë për humbjen e fundit, por asnjë përpjekje e këtij të fundit nuk pati sukses.

“Djajtë e kuq” tashmë ngjiten në vendin e pestë të Premier League me 45 pikë, vetëm 3 më pak se Chelsea i vendit të katërt. Liverpool ka 25 pikë më shumë se City ndjekës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city derbi united city derbi united

Sondazh

Poll