Sport

Tirana vazhdon arratinë drejt titullit, Ngoo bën me “krahë” bardheblutë

8 Mars 2020, 18:04 Nga DOSJA
Tirana vazhdon arratinë drejt titullit, Ngoo bën me

TIRANË- Tirana e ka kthyer në një zakon tashmë fitoren që nga periudha kur Egbo është ulur në stolin e bardhebluve. Ky i fundit është treguar i pamëshirshëm në Superiore këtë sezon, duke vazhduar serinë e fitoreve.

Tre pikët e sotme erdhën falë atij goli të shënuar nga sulmuesi Ngo në minutën e 73-të të takimit. Gabimi në dalje i Stazhillës i ka kushtuar shumë Laçit, që është bërë kështu preja e radhës e Tiranës.

Loja e mirë e zhvilluar në pjesën e parë të ndeshjes nuk i ka hyrë në punë kurbinasve, pasi filozofia e Egbo ishte më e fortë. “Ruajmë rrjetën e paprekur dhe mundësitë do të vijnë në fund”, ky është futbolli që trajneri nigerian ka zbatuar te Tirana, e deri më tani po rezulton një sukses i vërtetë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria superiore laçi tirana kategoria superiore laçi tirana

Sondazh

Poll