Aktualitet

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri, anulohet koncerti i Malumës në Tiranë

9 Mars 2020, 10:28 Nga DOSJA
Koronavirusi mbërrin në Shqipëri, anulohet koncerti i

TIRANË– Të gjithë fansat e Malumës ishin në pritje të koncertit madhështor, që ishte planifikuar me detaje dhe pritej të zhvillohej në 14 mars. Por, mbërritja e virusit vdekjeprurës në Shqipëri ka bërë që të anulohet dhe koncerti, që pritej të ishte me standarde botërore.

Ky njoftim ka mbërritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, e cila ka njoftuar anulimin e të gjithë aktiviteteve për Ditën e Verës.

“Çdo gjë sipas udhëzimeve te qeverisë. Higjienë, kujdes në arka e sportele dhe anulim i aktiviteteve që kishim për Ditën e Verës dhe eliminimin e mbledhjeve e takime/trajnime masive si dhe kontroll më i përforcuar i ekipit për simptoma të ndryshme. Si një drejtori e madhe shërbimesh me shumë kontakte shkresore e fizike me qytetarët, do bëhet kujdes i shtuar me higjienën,”- është njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Për më tepër, në njoftimin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi ‘izolimin’ e vendit deri më 3 prill.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve direkte në të gjitha zonat e kuqe deri në 3 prill, do mbyllen shkollat për një periudhë dyjavore. Për këtë arsye ne besojnë se është momenti që të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojnë anullimin e  të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi,”-thuhej në fjalën e kryeministrit.

 

Ditën e sotme janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Dy pesonat e infektuar janë V.K dhe P.K, pëkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët kanë ardhur nga Firence e Italisë.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulohet koncerti i malumas koronavirusi ne shqiperi maluma anulohet koncerti i malumas koronavirusi ne shqiperi maluma

Sondazh

Poll