Aktualitet

Koronavirusi vjen në Shqipëri, hyn në fuqi ‘plani’ i parandalimit, ja masat që po merren (ORË PAS ORE)

9 Mars 2020, 09:43 Nga DOSJA
Koronavirusi vjen në Shqipëri, hyn në fuqi ‘plani’ i

TIRANË– Qeveria Shqiptare ka akorduar sot një fond prej 400 milionësh lekë për të përballuar sitatën e koronavirusit. Kjo masë e qeverisë është bërë publike në një mbledhje të jashtëzakonshme pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka anuluar të gjitha fluturimet me Italinë dhe të gjitha zonat e tjera të kuqe, ndërsa po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në portin e Vlorës, i cili ka anuluar të gjitha udhëtimet me traget.

Shkollat do të mbyllen për dy javë  dhe çdo aktivitet me shumë njerëz do të anulohet deri në 3 prill për të minimizuar përhapjen. Pritet që të anulohen edhe takimet e të burgosurve me familjarët e tyre. Masat e marra nga qeveria i ka pranuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka anuluar të gjitha takimet me qytetarët, ndërsa Kuvendi do të vijojë që të mblidhet normalisht. 

Lidhur me pezullimin e shkollave, në një deklaratë për shtyp ka dalë ministrja e Arsimit, Besa Shahini mësimi do të bëhet nëpërmjet telefonit me ndihmën e mësuesve. Ndërkohë ka theksuar se provimet e Maturës Shtetërore nuk do të shtyhen.

Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se të gjithë personat që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi duhet të vetë karantinohen dhe të gjithë ata që nuk e zbatojnë këtë masë do përballen me ligjin. Po ashtu ajo bëri me dije se është ndaluar eksporti i të gjitha barnave, dhe një gjë e tillë do bëhet vetëm me urdhër të posaçëm nga ministri i Shëndetësisë.

Manastirliu ka treguar sot dhe masën tjetër të qeverisë, që ndalon të gjitha vizitat e familjrarëve në spitale dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kur dyshojnë se janë të infektuar të mos shkojnë në spital, por të telefonojnë numrin 127.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale dhe clube, si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopështet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll