Aktualitet

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftim të rëndësishëm: Ja 10 aeroportet e mbyllura në Itali, nuk lejohet udhëtimi drejt tyr

9 Mars 2020, 09:40 Nga DOSJA
Autoriteti i Aviacionit Civil njoftim të rëndësishëm: Ja 10

TIRANË- Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë sot një njoftim me rëndësi për të gjithë qytetarët që dëshirjnë të udhëtojnë drejt Italisë. Në një reagim AAC  shkruan se në itali janë 10 aeroporte të cilat nuk lejojnë udhëtime hyrëse dhe të gjithë qytetarët duhet t’i shmangin ato pasi janë në zonën e kuqe. Aeroportet e mbyllura janë Malpensa; Bergamo; Bologna; Firenze; Genoa; Perugia; Pisa; Rimini; Venezia dhe Verona

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe: Aeroporti Milano Malpensa (MXP); Aeroporti Milano Bergamo (BGY); Aeroporti Bologna (BLQ); Aeroporti Firenze (FLR); Aeroporti Genoa (GOA); Aeroporti Perugia (PEG); Aeroporti Pisa (PSA); Aeroporti Rimini (RMI); Aeroporti Venezia (VCE) dhe Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

Reagimi i AAC-së vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale dhe clube, si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopështet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulohen fluturimet drejt italisë autoriteti i aviacionit civil koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 anulohen fluturimet drejt italisë autoriteti i aviacionit civil koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll