Politike

Maqedonia e Veriut në NATO, Meta: Arritje e merituar!

6 Shkurt 2019, 11:28 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut në NATO, Meta: Arritje e merituar!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Presidenti, Ilir Meta, reagoi me anë të një postimi në Facebook dhe e konsideron nënshkrimin e protokollit si vendimin e duhur në kohën e duhur.

“Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO ! Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike. Vendimi i duhur në kohën e duhur!”, shprehet Meta. 

28 aleatët,mes të cilëve dhe Shqipëria ,nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike ilir meta reagim maqedonia ne nato ilir meta reagim maqedonia ne nato

Sondazh

Poll