Politike

Pedagogët në grevë, Rama nis ditën me ‘Paktin’: Të vendosur të bëjmë më shumë, teksa qentë lehin më fort

6 Shkurt 2019, 07:48 Nga DOSJA
Pedagogët në grevë, Rama nis ditën me ‘Paktin’:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me historinë e Drijonës, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin i është bashkuar administratës publike.

“Unë kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe jam diplomuar si studente ekselente. Nuk kisha inspiruar që të isha pjesë e administratës publike. Por bëra një aplikim vëtëm për të fituar sa më shumë eksperiencë. Aplikimi nuk ishte i vështirë. Përzgjedhja ka qënë transparente.”

Më tej, Rama shkruan se tashmë studentët ekselentë nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të qënë pjesë e administratës publike pasi në Paktin për Universitetin shkruhet se 1000 prej tyre do ta kenë të sigurt një post të tillë.

“Me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort,”-shkruan Rama.

Megjithatë pavarësisht ‘Paktit’ studentët në Tiranë dhe Shkodër vijojnë ngujimin e tyre në Fakultete, ndërsa pegagogët e Universitetit të Tiranës kanë vendosur shpalljen e grevës deri në rrëzimin e ligjit për arsimin e Lartë. (Lexo këtu)

Postimi i Ramës:

Protesta e studentëve u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit. Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri.

Por pas postimit të Ramës, një reagim ka ardhur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se Drijona Melevi është nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit, drejtori i Minierave në ministrinë e Energjitikës. Sipas Berishës, ajo ka punuar më parë në Kryeministri.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike edi rama ngujimi i studenteve pakti per universitetin protesta e studenteve studentet ekselente edi rama ngujimi i studenteve pakti per universitetin protesta e studenteve studentet ekselente

Sondazh

Poll