Politike

Turi/ Basha në Krujë: Qytetarët janë larguar, në 16 shkurt në shesh të largojmë Ramën

5 Shkurt 2019, 15:07 Nga DOSJA
Turi/ Basha në Krujë: Qytetarët janë larguar, në 16

FUSHË-KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot qytetarët e Krujës ku iu ka bërë thirrje që të bashkohen më 16 shkurt në protestën e organizuar nga opozita në Tiranë.

Basha tha se qeveria i ka vjedhur qytetarët dhe prandaj duhet të largohet.  Për këtë, Basha tha se PD ka gati një plan ekonomik ku përfshihet ulja e benzinës dhe naftës.

Pjesë nga fjala e Bashës në Krujë:

Edi Rama ka vjedhur 2 milard euro taksa të shqiptarëve duke lënë 45% të familjeve me të ardhura nën 5 mijë lek të vjetra. Edi Rama ju ka marrë ju 2 miliard euro më shumë. Ky që do të ulte taksat për 97% të shqiptarëve. Ai i ka marrë këto taksa duke rritur çmimin e energjisë, çmimin e naftës, taksat, a i ktheu ato? Në investime dhe shërbime? Ai ka bërë masakër me të pamundurit. Kruja hyn në numrin më të madh të familjeve në nevojë. Ka hequr qindra familje, 23 mijë me statistika në të gjithë Shqipërinë, por në fakt është dyfish. Ata jetojnë sipas BE-së, 45% e familjeve shqiptare jetojnë me më pak se 5 mijë lekë të vjetra në ditë. Ku jemi këtu në xhungël? 2 miliard taksa të parave tuaja ju e dini përse nuk kanë ardhur për spitale e shkolla, sepse këto para i ka vjedhur Edi Rama me bandën e tij të hajdutëve në qeveri dhe me oligarkët.

Për ne, për mua si Lulzim Basha prioritet është punësimi dhe mirëqenia për shqiptarët. Ne i kemi zgjidhjet për ju dhe jemi gati që t’i vëmë në funksion me votën tuaj.Ne kemi vizionin, planin dhe kemi vendosmërinë që të fillojmë t’ju shërbejmë prej ditës së parë kur të na besoni me votë qeverisjen e vendit. Prej ditës sonë të parë nafta dhe benzina do të jetë 300 lek më pak për litër, për çdo shqiptar. Do ta heqim taksën “Rama” mbi karburantin. Ato miliarda që sot i marrin 5 oligarkë dhe i ndajnë me Edi Ramën, do t’i çojmë për rritjen e pensioneve, rrogave, financim energji, në mënyrë që shqiptarët të mos e paguajnë më shtrenjtë se çdokush tjetër në Ballkan, dhe që familjet në ndihmë ekonomike të marrin 200 KWe parë falas.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike demokratet e krujes lulzim basha protesta e opozites turi i bashes demokratet e krujes lulzim basha protesta e opozites turi i bashes

Sondazh

Poll