Politike

Ndryshimi i kufijve/ Paskal Milo: Trepça, plani B për Kosovën

5 Shkurt 2019, 21:28 Nga DOSJA
Ndryshimi i kufijve/ Paskal Milo: Trepça, plani B për Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka komentuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi deklaratën e zëdhënëses së përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini, sipas të cilës Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut Kosovë-Serbi. (Lexo këtu)

Është element i një projekti B, nëse dështon projekti i ndryshimit të kufijëve, për të cilin po flitet kaq shumë. Pra Trepça ëshë një element që shtohet në favor të Serbisë”, – u shpreh Milo në RTSH.

Ndërsa, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, ku ka ndërmjetësuar Mogherini, e sheh si dështim të BE-së. Z. Çejku komentoi edhe deklaratën për Trepçën.

Nuk është deklaratë e papjekur në qiell të hapur. Është një strategji për të parë se si do të jetë reagimi në Kosovë. Dhe më vjen mirë që reagimi ka qenë shumë I ashpër. Kur për një pjesë të vogël, si Trepça, ka këtë reagim, si do të jetë reagimi për një territor më të madh”, – tha z. Çejku në RTSH.

Ndërsa, ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi e sheh të rrezikshme idenë e shkëmbimit të territoreve. “Ky eshte projekt rus dhe serb. U propozua nga shqiptarët, se ndryshe nuk do të pranohej. Por nuk i sherben as shqiptarëve, as rajonit. E mbështet vetëm Thaçi e Rama”, – tha z. Bumçi.

Kundër shkëmbimit të territoreve u shpreh edhe Arbër Zaimi i Lëvizjes “Vetvendosje”: “Është mashtrim që coptimi i Kosovës do të çojë në pajtim. Shqiptarët duhet ta ruajnë territorin dhe integritetin e Kosovës”.

(a.m/dosja.al)

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike dialogu kosove-serbi federica mogherini paskal milo trepça dialogu kosove-serbi federica mogherini paskal milo trepça

Sondazh

Poll