Politike

Çështja e atësisë, Sali Berisha i kërkon falje publikisht Gregor Ramës: Kam repekt për të

5 Shkurt 2019, 21:18 Nga DOSJA
Çështja e atësisë, Sali Berisha i kërkon falje

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ndjesë publikisht djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregorit, për faktin që i ka përmendur çështjen e atësisë. I ftuar në Ora News Berisha sqaroi edhe një herë debatin që pati me Ramën në Kuvend.

“Unë e kam përmendur disa herë këtë histori, se ai është një person publik se i ka krijuar një dramë të birit. Unë për djalin e tij kam respekt, dhe i kërkojë ndjesë për këtë gjë. I kërkoj ndjesë të birit, sepse është i ati që përdor dramën dhe krimin që ka kryer për të viktimizuar veten e tij. Unë nuk i kam thënë pa e përdorur ai.

Nuk ia kam thënë për shkak të të birit. Unë kam detyrimin ti them stop, por për të birin e tij për një rrethanë të veçantë kam respekt ndaj tij, sepse ka mundur një sëmundje të rëndë.”- tha Berisha.

Më 31 janar në seancën e Kuvendit pati një debat mjaft të ashpër mes Ramës dhe Berishës. Kryeministri e akuzoi Berishën si një person non-grata në Amerikë dhe që nuk e kalonte dot oqeanin. E ndërsa ish-kryeministri I përmendi aksionet që gruaja e Ramës, linda kishte në “Abi bank”, dhe më tej vijoi me atësinë e gregorit, djalit të kryeministrit.

“Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, inçest, fundërrinë njerëzore,”- shprehej Sali Berisha.

Ndërkohë edhe më parë Rama ka treguar për përjetimin në familjen e tij të deklaratës së bërë vite më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ai kishte akuzuar ish-gruan se djali i tij, Gregori, ishte në të vërtetë djali i babait të tij.

E kam pare unë me sytë mi djalin të futur poshtë krevatit të tmerruar dhe të gjithë familjen time të tmerruar,”- ka thënë Rama duke iu referuar akuzës së Berishës.

Botuesi Mero Baze ka reaguar edhe vetë për këtë çështje. Ai tha se ishte Berisha njeriu që i dha gazetës “Tema” dosjen për djalin e Edi Ramës, Greg Rama.

Gazetari thotë se në dokumentet e dhëna nga Berisha pretendohej se Rama mohonte atësinë e djalit. Më tej, ai thotë se kartela shëndetësore e kryeministrit dukej se ishte plotësuar nga vetë Berisha.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike atesia e gregor rames edi rama sali berisha sali berisha i kerkon falje gregor rames atesia e gregor rames edi rama sali berisha sali berisha i kerkon falje gregor rames

Sondazh

Poll