Politike

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Xhafaj kundër mazhorancës: Deputetët janë kthyer në kartona

6 Shkurt 2019, 11:19 Nga DOSJA
Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Xhafaj kundër mazhorancës:

TIRANË-Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës në Komisionin e Ligjeve. Në rendin e ditës ka qenë tema e ndryshimit të rregullores së Kuvendit. Opozita ishte kundër këtij projektvendimi dhe tha se kjo ishte një tentativë për të rikthyer imunitetin e deputetëve.

Fjalën e mori edhe Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm. Xhafaj tha se ndryshimet e rregullores i kthejnë deputetët në kartona.

Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa me i kujdesshme. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputetët janë shndërruar në karton a se sa persona me integritet .
Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes e të tyre dhe ne ndikimin që kanë në procesin ligjvënës. Kjo është gjëja që duhet të na shqetësoj më shumë. Është momenti për të parë se si mund të rikthejmë disa ndryshme që rezultuan të dëmshme qe e shndërruan legjilativin në një zgjatim të ekzekutivit.

Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike debate tek ligjet fatmir xhafaj ndryshimi i rregullores se kuvendit debate tek ligjet fatmir xhafaj ndryshimi i rregullores se kuvendit

Sondazh

Poll