Politike

Komisioni i Ligjeve miraton dekretin e presidentit Meta për ligjin e Kadastrës

5 Shkurt 2019, 19:02 Nga DOSJA
Komisioni i Ligjeve miraton dekretin e presidentit Meta për ligjin e

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dekretin e presidentit Ilir Meta për të rishqyrtuar ligjin e Kadastrës. Komisioni ka votuar në mënyrë unanime për të pranuar dekretin e Presidenti Meta, ndërsa ligji duhet të rishikohet.

Sipas këshilltarit ligjor të presidentit Meta, Bledar Dervishaj ligji cënon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë e drejtë e Kadastrës.

“Krijohet tension kushtetues, nuk është në përputhje me jurisprudencën. Bie ndesh me dispozitat civile të Kodit Civil. Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm. Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e kadastrës,”- tha ai.

Më datë 15 janar të këtij viti presidenti Ilir Meta e ktheu ligjin për Kadastrën për rishqyrtim në Kuvend, pasi e konsideroi si të paplotë duke shpjeguar si sipas tij  disa nene të vecanta bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike bledar dervishaj dekreti i presidentit ilir meta komisioni i ligjeve ligji per kadastren bledar dervishaj dekreti i presidentit ilir meta komisioni i ligjeve ligji per kadastren

Sondazh

Poll