Politike

Rama, Meta dhe Ruçi jashtë Shqipërisë, shteti ‘në duart’ e Braçes

5 Shkurt 2019, 12:26 Nga DOSJA
Rama, Meta dhe Ruçi jashtë Shqipërisë, shteti

TIRANE- Presidenti Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhen jashtë vendit.

Dosja.al mëson se presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet Bashkuara të Amerikës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndodhet në Gjermani, ndërsa Rama është në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Lëvizja e 3 krerëve më të lartë të shtetit që është e ndaluar me protokoll që specifikon për këto raste: 

“Protokolli i shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të 3 personaliteteve kryesore jashtë vendit, në mënyrë ku vizitat koordinohen që të mos jenë të tre njëkohësisht”-thuhet në protokoll. 

Protokolli i ndalon tre krerët sepse në rast të një emergjence kombëtare duhet të jetë këtu njëri prej tyre që të autorizojë vendimet.

Gjithashtu, protokolli shtetëror parashikon që pas tre krerëve kryesor të vendit,  pushteti vendimmarrës i kalon zv.kryeministrit, që në këtë rast i kalon Erion Braçes. 

Në çdo lloj situate, është Braçe që ka fuqinë për të dhënë vendime dhe autorizime. 

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike edi rama erion brace gramoz ruci ilir meta shkelje e protokollit edi rama erion brace gramoz ruci ilir meta shkelje e protokollit

Sondazh

Poll