Bota

Ilaçi anti-artrit kuron dhe koronavirusin? Mjekët në Itali japin sinjale pozitive: Dy pacientë janë përmirësuar

8 Mars 2020, 21:00 Nga DOSJA
Ilaçi anti-artrit kuron dhe koronavirusin? Mjekët në Itali

ITALI- Një lajm i mirë vjen nga Napoli, ku mjekët kanë parë një përmirësim të shëndetit të dy pacientëve me koronavirus pasi u mjekuan nga ilaçi anti-artrit. Sipas medias InMeteo, ilaçi që ka shëruar dy pacientë me koronavirus zakonisht përdoret në trajtimin e artritit reumatoid, si dhe është një ilaç me zgjedhje në trajtimin e sindromës së çlirimit citokimik.

Ilaçi u përdor te dy pacientë të pranuar në spitalin Cotugno, në qytetin napolitanë: në të dyja subjektet, që vuanin nga pneumonia e rëndë Covid 19, përmirësimet ishin të dukshme tashmë brenda 24 orëve.

Ky ilaç është përdorur në Kinë mbi 21 pacientë dhe tani është hera e parë që është administruar në Itali në raste koronavirus. Në bazë të këtyre elementëve të parë “mundësia e trajtimit të pacientëve të tjerë me sëmundje kritike po vlerësohet”.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ilaci kunder koronavirusit koronavirusi ne itali sherohen pacientet ne itali ilaci kunder koronavirusit koronavirusi ne itali sherohen pacientet ne itali

Sondazh

Poll