Bota

Kundërshtari më i madh i Pablo Escobarit, Gilberto Rodriguez-Orejuela kërkon të lirohet nga burgu

8 Mars 2020, 16:24 Nga DOSJA
Kundërshtari më i madh i Pablo Escobarit, Gilberto Rodriguez-Orejuela

KOLUMBI–  Bashkëthemeluesi i famshëm i Cali Cartel, i cili përdori teknika inovative për të kontrabanduar 2 miliard dollarë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kërkon lirim të parakohshëm nga burgu federal në Miami për shkak të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar.

Gilberto Rodriguez-Orejuela, 81 vjeç, ka vuajtur gjysmën e dënimit të tij prej 30-vitesh, që zyrtarisht e përfundon në vitin 2030, ku përkatësisht i takon të jetë rreth të 90-ve kur të lirohet nga burgu.  Ai është duke luftuar kancerin e zorrës së trashë dhe prostatës, pradaj  dhe  po kërkon të kthehet te familja e tij në Kolumbi.

Avokati i 81-vjeçarit argumenton mbrojtjen e tij që nga viti 2006, vetëm dy vjet pas ekstradimit të tij, se Gilberto Rodriguez vuan nga probleme të rënda shëndetësore. Që atë vit Rodriguez përjetoi një sulm kardiak dhe deri më tani ai ka humbur 25 centimetra zorrë për shkak të kancerit të zorrës së trashë.

Avokati i tij Oscar Markus, ka deklaruar se shefi i Kartelit Cali vuan nga hipertensioni, kanceri i lëkurës, depresioni si edhe ankthi.

Në një seancë të mbajtur të mërkurën, Gjykatësi i Qarkut në Miami, Federico Moreno tha se dëshironte më shumë informacion mbi shëndetin e Rodriguez-Orejuela, çështjen e tij kriminale dhe çdo aktivitetet të tij brenda burgut përgjatë 30 ditëve.

Në kulmin e fuqisë së tyre, Rodriguez-Orejuela dhe vëllai i tij 76-vjeçar, Miguel, e kthyen Cali Cartel në një nga operacionet më mbizotëruese të kontrabandës së drogës. Ndërmarrja ishte e njohur për përzierjen e dërgesave të kokainës me mallra të ligjshme si perime të ngrira, fruta dhe pako kafeje.

Zyrtarët e ShBA-së thonë se karteli kontrabandonte të paktën 200 ton kokainë në vend gjatë viteve 1990 – 80 përqind e furnizimit të vendit në atë kohë.

Grupi u bë organizata mbizotëruese e drogës pas vdekjes së Pablo Escobar, udhëheqësit të rivalit Medellin Cartel. Për dallim nga Escobar, i cili zhvilloi një luftë vdekjeprurëse me qeverinë kolumbiane para se të pushkatohej, udhëheqësit e Cali Cartel zgjodhën një qasje më të qetë dhe u mbiquajtën “Zotërinj të Cali”.

Prokurorët federalë kundërshtojnë kërkesën e lirimit të parakohshëm të Rodriguez, duke thënë se ky i fundit ka marrë kujdesin e duhur mjekësor në një burg në Karolinën e Veriut.

“Lirimi i Rodriguez-Orejuela në fillim rrezikon sigurinë publike duke zvogëluar seriozitetin e veprës së tij dhe do të dërgonte plotësisht mesazhin e gabuar në lidhje me udhëheqjen e një trafiku kaq të madh të drogës në një shkallë të gjerë dhe dënimin që duhet të vijë me të,” – tha ndihmës avokatja e ShBA-së Lisa Hirsch.

Markus ka dëshmuar në dokumentet gjyqësore se klienti i tij nuk përbën asnjë kërcënim dhe nuk do të angazhohet në ndonjë veprimtari kontrabandimi nëse lirohet.

“Ai ka interes zero për të ofenduar përsëri dhe është përqendruar në mbajtjen e trupit dhe shpirtit së bashku.  Gilberto Rodriguez-Orejuela është me të vërtetë një njeri i ndryshuar për shumë krime.”- u  shpreh ai.

Burimi: foxnews.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cali cartel gilberto rodriguez-orejuela kolumbi cali cartel gilberto rodriguez-orejuela kolumbi

Sondazh

Poll