Bota

Në treg prej tre vitesh, ‘Vibasept’ dezifektuesi kundër koronavirusit, kompania gjermane nis të hënën shitjen e xhelit

8 Mars 2020, 16:54 Nga DOSJA

GJERMANI– Që nga e hëna, 9 marsit, komapnia “Aldi Nord” do të shesë xhelin higjenik të duarve Vibasept, për shkak të situatës aktuale që është krijuar nga koronavirusi në botë.

“Aldi Nord” zinxhiri i supermarketeve gjermane do të racionojë produktet, ku sipas mediave vendase është mësuar se numri i këtij dezifektuesi është i limituar për banorët. Çdo klient mund të blejë deri në 3 kuti të këtij xheli higjenik,  ka njoftuar një zëdhënës i kompanisë në Essen.

Gjithashtu është mësuar se ky xhel me emrin  ‘Vibasept’ është një dezifektues që ka dalë në treg para tre vitesh, i cili ndihmon në parandalimin e shumë viruseve si Sars, h1n1, mes tyre shmang edhe Koronavirusin e famshëm kinez. Ky  xhel kushton vetëm 1.75 euro.

Zëdhënësi thekson se mallrat promovuese janë në dispozicion vetëm në degët “Aldi Nord” dhe nuk shiten në internet. Në vitet e kaluara, Aldi-Nord kishte qenë i rregullt për produkte të tilla higjinike të shitura në fillim të sezonit veror.

Për shkak se janë mallra promocional që nuk janë pjesë e intervalit të gjatë vjetor, produktet janë të disponueshme vetëm në një numër të limituar. Që nga e hëna, në ditën kur fillon fushata, pritet që kërkesat të shtohen.

Me vlerësimin, tre produkte për çdo klient, paçka se njerëzve ju duken pak, është menduar si masë e mjaftueshme. Gjithashtu kompania Albi Nord, garanton  se si shkak i kërkesës së lartë për këtë produkt nuk do të ketë rritje të çmimit.

Në këtë mënyrë mediat e huaja kanë bërë edhe një sqarim që një dizifektues  për  virusin vdekjeprurës ka qenë në treg prej 3 vitesh dhe se higjenizues të tjerë mund të jenë shitur në çmime të larta edhe pse nuk japin efektin e duhur. Por ‘Vibasept’ në treg prej tre vitesh është efikas për  koronavirusin që ka “mposhtur” botën, shkruan morgenpost.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

Burimi: morgenpost.de 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aldi-nord vibasept aldi-nord vibasept

Sondazh

Poll