Bota

Koronavirusi ‘pushton’ parlamentin francez, infektohen dy deputetë

8 Mars 2020, 14:16 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘pushton’ parlamentin francez, infektohen dy

FRANCË– Virusi vdekjeprurës kinez mesa duket nuk po kursen as zyrtarët e lartë, ku tashmë ka infektuar dy ligjvënës francezë, ndërkohë pesë të tjerë po presin rezultatin e testit për këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Nga autoritetet vendase ende nuk janë identifikuar emrat e deputetetëve që kanë rezultuar me test pozitiv nga koronavirusi, por sipas mediave vendase është mësuar se njëri prej tyre është Jean-Luc Reitzer, përfaqësues një rajoni  më të prekur nga koronavirusi, ku thuhet se ka përfunduar terapinë intensive, ndërsa tjera është një grua.

Ndërkohë për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe tek zyrtarët qeveritarë, seancat në dhomën e ulët do të ndërpriten për dy javë nga 9 marsi deri më 22 mars për shkak të zgjedhjeve bashkiake që po zhvillohen në të gjithë Francën.

Ministria e shëndetësisë në Francë tha më herët se dy njerëz kishin vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 11 njerëz. Tashmë Franca ka 716 raste të konfirmuara të koronavirusit, një rritje prej 103 krahasuar me një ditë më parë.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

Burimi: Thestar 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france jean-luc reitzer koronavirusi ne france france jean-luc reitzer koronavirusi ne france

Sondazh

Poll