Bota

Pija që ‘zëvendësoi’ ujin në lavamane dhe dushe, derdhen gabimisht 1000 litra verë në veriun e Italisë

8 Mars 2020, 12:56 Nga DOSJA
Pija që ‘zëvendësoi’ ujin në lavamane dhe dushe,

ITALI– E keni menduar ndonjëherë që vera të rrjedhi nga lavamani juaj i kuzhinës? Duket paksa e çuditshme, por në fakt kjo është një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në qytetin verior të Italisë, në Castelvetro.

Banorët e këtij qyteti kuptuan se mund të kishin verë jo vetëm nga shishet, por edhe nga rubinetat e lavamanit dhe kokat e tyre të dushit.

Menjëherë pas kësaj  ngjarje që shokoi dhe frikësoi banorët, autoritetet lokale publikuan në rrjetet sociale një njoftim se rrjedhja e verës nëpër rubinetët e ujit, nuk paraqiste ndonjë rrezik për shëndetin.

Ky incident vjen në mes të krizës që ka krijuar koronavirusi, i cili ka goditur më rëndë veriun e Italisë.

Ja çfarë ndodhi, sipas njoftimit të kantinës së verës “Settecani”!

Mosfunksionimi është shkaktuar nga një valvul e dëmtuar në qarkun brenda vendit ku qëndrojnë shishet. Lambrusco Grasparossa, një specialitet lokal, depërtoi nëpër linjat e ujit nëpër qytet për shkak të presionit të lartë që ka, ka thënë “kantina Settecani” në një deklaratë për CNN.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali vere itali vere

Sondazh

Poll