Bota

Frika nga koronavirusi, Kosova anulon të gjitha fluturimet me Italinë e Veriut

8 Mars 2020, 14:16 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, Kosova anulon të gjitha fluturimet me Italinë

KOSOVË- Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga Italia e Veriut. Shkak për anulimin e fluturimeve është bërë koronavirusi, dhe ministri bën me dije se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka rekomanduar ndalimin e këtyre fluturimeve.

Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit. Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk tē lartë. Fluturimet janë ndërprerë”, ka shkruar Abdixhiku.

Më tej kreu i ministrisë së Infrastrukturës shton se është në kontakt me institucionet e tjera për të pasur një koordinim sa më të mirë. “Ndjejmë keqardhje për masat e marra – por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë”, përfundon reagimin Abdixhiku.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni anulimi i fluturimeve ne kosove frika nga koronavirusi lumir abdixhiku anulimi i fluturimeve ne kosove frika nga koronavirusi lumir abdixhiku

Sondazh

Poll