Aktualitet

“Taksirat e keni çuna po unë do ta puth”, policët në Vlorë dhurojnë lule për 8 mars, efektivi puth njërën në faqe,

8 Mars 2020, 13:22 Nga DOSJA
“Taksirat e keni çuna po unë do ta puth”, policët

VLORË- Efektivët e policisë së Vlorës shpërndajnë lule në forme urimi për zonjat e qytetit të Vlorës me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në pamjet e siguruara nga operatori Marjus Seiti për “BalkanWeb” ata shihen teksa janë nisur nga Komisariati me motorë dhe mjete të tjera të policisë dhe iu kanë dhuruar lule vajzave e grave si atyre që lëviznin më këmbë në rrugë ashtu dhe atyre që drejtonin makinat.

Së bashku me lulet një kartolinë urimi për vajzat dhe gratë e qytetit të Vlorë. Ndërkohë që një nga efektivët ka hequr dhe kokoren duke përqafuar një vajzë që mori lule pavarësisht frikës nga koronavirusi.

8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Grave. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, janë mbajtur protesta paqësore në Tiranë e në Durrës për të kërkuar të drejtat e grave. Në Tiranë ashtu si edhe në Durrës gratë marshuan para Drejtorisë së Policisë. Me parrullën “Ndal dhunës, më tepër dashuri” gratë nga Durrësi protestuan për vrasjet tragjike të grave në qytetin bregdetar.

Marrë nga BW

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita e gruas 8 mars 2020 policia e vlores vlore dita e gruas 8 mars 2020 policia e vlores vlore

Sondazh

Poll