Sport

Bylis ka harruar si fitohet, bllokohet në Gjirokastër, Flamurtari surprizon Teutën

8 Mars 2020, 16:59 Nga DOSJA
Bylis ka harruar si fitohet, bllokohet në Gjirokastër, Flamurtari

Ndonëse kishte përballë Luftëtarin që është me një këmbë në Kategorinë e parë, Bylisi nuk ia doli të marrë fitoren e parë për vitin 2020 në kampionat, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën gjirokastrite.

Mallakastriotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të me anë të sulmuesit Guindo, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Megjithatë gjirokastritët rikthyen baraspeshën shumë shpejt, me anë të Gresild Likës, që mposhti Mirakën dy minuta para sinjalizimit për fundin e pjesës së parë dhe çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.

Pjesën e dytë Bylisi provoi të gjitha kartat për të gjetur golin e fitores, por më pranë marrjes së tre pikëve ishte Luftëtari, që krijoi një mori rastesh me anë të kundërsulmeve, ndonëse mungesa e eksperiencës bëri që të gabonin në finalizim.

Edhe skuadra e vendit të fundit, Flamurtari bëri surprizë sot, pasi mori një barazim me shumë vlera në transfertën durrsake ndaj Teutës. Në “Niko Dovana” vlonjatët kaluan të parët në avantazh me golin e Anxhelo Harunit, ndërsa Teuta riktheu baraspeshën vetëm në pjesën e dytë.

Durrsakët vinin në një moment mjaft të mirë, pas fitores me Partizanin në kryeqytet dhe pritej që sot të regjistronin një tjetër sukses, por Flamurtari nuk rezultoi aspak një provë e lehtë.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria superiore luftetari-bylis teuta-flamurtari kategoria superiore luftetari-bylis teuta-flamurtari

Sondazh

Poll