Sport

Ishin bërë gati të luanin, qeveria italiane nuk lejon të zhvillohet Parma-Spal

8 Mars 2020, 12:06 Nga DOSJA
Ishin bërë gati të luanin, qeveria italiane nuk lejon të

ITALI– Tani do të ishim në mesin e pjesës së parë, por në realitet nuk po ndodh kështu, pasi organizatorët kanë ngrirë fillimin e këtij takimi. Lojtarët po qëndrojnë akoma në dhomat e zhveshjes dhe vendimi përfundimtar i zhvillimit të kësaj ndeshje do të merret pas 30 minutash.

Kjo shtyrje vjen për shkak të një vendimi që pritet të merret nga qeveria italiane në lidhje me vijimin e kampionatit. Po shqyrtohet pezullimi final i kampionatit deri në përmirësimin e situatës së shëndetit publik në vend, ku siç dihet koronavirusi Covid-19 ka mbërthyer gjithë Italinë dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Para pak minutash në një deklaratë për mediet ka dalë ministri italian i shëndetësisë, Viçenso Spadafora, i cili është shprehur: Nuk ka kuptim që në këtë moment të marrin përsipër risqe, që prekin shëndetin e lojtarëve, arbitrave dhe tifozëve. Kemi kërkuar ndalimin e kampionatit sepse situata nuk është aspak normale.

Kështu, pritet një vendim përfundimtar në lidhje me mbarëvajtjen e një prej kampionateve më të ndjekur në botë, Serie A.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport itali koronavirusi ne itali parma qeveria italiane spal itali koronavirusi ne itali parma qeveria italiane spal

Sondazh

Poll