Sport

Lajm fantastik nga Anglia! Shqiptari i parë debuton te Chelsea!

8 Mars 2020, 16:03 Nga DOSJA
Lajm fantastik nga Anglia! Shqiptari i parë debuton te Chelsea!

Sot është një ditë ndryshe nga të tjerat, krejt speciale. Një futbollit debutoi te Chelsea dhe ky është lajm fantastik!

Po flasim për sulmuesin Armando Broja, i cili këtë të diel zbriti si zëvendësues fushën e lojës në minutën e 86′-të. Trajneri Frank Lampard e thërriti duke i dhënë nderin e madh të debutimit me një klub fantastik si Chelsea.

Shqiptari zëvendësoi kampionin e botës, Olivier Giroud. Ai bëhet shqiptari i parë që luan me “Blutë e Londrës”. Lampard tregoi se ka besim te djaloshi shqiptar. Ne e mirëpresim në kombëtare.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport broja chelsea debutim broja chelsea debutim

Sondazh

Poll