Sport

“San Siro” i boshatisur ngrin Milanin, mposhtet 2-1 nga Genoa

8 Mars 2020, 16:22 Nga DOSJA
“San Siro” i boshatisur ngrin Milanin, mposhtet 2-1 nga Genoa

Milani sot u mposht 2-1 nga Genoa në mitikun “San Siro” të boshatisur për shkak të Coronavirus-it. Maqedonasi Goran Pandev, ish-interist, shënoi që në minutën e shtatë të takimit golin e parë të takimit.

Genoa shënoi më pas edhe një gol tjetër në pjesën e parë. Kësaj here rrjetën e gjeti Cassata në të 41-ën. Golin e vetëm për “Djallin” e shënoi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 77-të.

Milani provoi shumë herë të shënonte golin e barazimit, por nuk ia arriti dhe doli me kokat ulur nga fusha. Kjo ishte një ditë për t’u harruar për kuqezinjtë.

Ndërkohë, ndeshja Sampdoria – Hellas Verona u mbyll me rezultatin 2-1 të vendësve me përmbysje. Sot nuk luajti Marash Kumbulla, vetëm Amir Rrahmani.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport genoa milan serie a genoa milan serie a

Sondazh

Poll