Sport

Presidenti i klubit italian infektohet me coronavirus, klubi del me një komunikatë

8 Mars 2020, 09:57 Nga DOSJA
Presidenti i klubit italian infektohet me coronavirus, klubi del me një

ITALI- Coronavirus është duke u përhapur gjithmonë e më shumë në shtetin italian. Deri tani, janë 223 viktima dhe mbi 5000 të prekur nga virusi i Covid-19.

Shumë ndeshje në Itali janë shtyrë dhe normalisht që futbolli ka kaluar në plan të dytë. Një lajm i keq vjen nga klubi i Serisë C, Novara, teksa presidenti i ekipit, Maurizio Rullo ka rezultuar pozitiv në testin ndaj coronavirus.

Në komunikatën e publikuar, klubi italian i ka uruar shërim të shpejtë presidentit të tyre si dhe ka shpjeguar se do të vijojë garën normalisht, pasi dicka të tillë e kërkon edhe vetë Maurizio Rullo, i cili tashmë ka nisur kurimin.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirusi ne itali covid-19 maurizio rullo novara presidenti i novaras me coronavirus coronavirusi ne itali covid-19 maurizio rullo novara presidenti i novaras me coronavirus

Sondazh

Poll