Sport

Dy gola me katër gjermanë, Bayern fiton derbin me lojën më të dobët të vitit

8 Mars 2020, 16:46 Nga DOSJA
Dy gola me katër gjermanë, Bayern fiton derbin me lojën më

Derbi i Bavarisë sot ishte ndeshja më e dobët e Bayern-it nën drejtimin e trajnerit Flick. Kampionët e Bundesligës fituan 2-0 në ditën e 120-vjetorit të klubit, por ishte një lojë për t’u harruar.

Sfida e vlefshme për javën e 25-të kampionatit gjerman në “Allianz Arena” ishte shumë e vakët në pjesën e parë, e mbyllur me rrjeta të paprekura. Ritmi ndryshoi në minutën e 53-të, kur Muller shënoi pas një asisti vertikal fantastik nga Boateng.

Në fundin e takimit, në minutën e 91-të, Goretzka shënoi golin e dytë me asist të sulmuesit Gnabry. Me pak fjalë, ishin dy gola të prodhuar nga 4 futbollistë gjermanë.

Bayern sot provoi vetëm dy gjuajtje drejt portës në pjesën e parë dhe kjo nuk i ndodhte në një ndeshje Bundeslige në shtëpi që prej 6 vitesh (herën e fundit me Leverkusenin, 2014).

Me 55 pikë, gjithsesi, bavarezët e shohin veten në krye të tabelës së klasifikimit, ndjekur nga Borussia Dortmund me 4 pikë më pak.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport augsburg bayern bundesliga augsburg bayern bundesliga

Sondazh

Poll