Sport

Rashford acaron Neymarin me postimin e tij, braziliani ia kthen keq

7 Mars 2020, 21:44 Nga DOSJA
Rashford acaron Neymarin me postimin e tij, braziliani ia kthen keq

Edhe pse ka klikuar opsionin “pëlqej”, Neymar nuk e ka pëlqyer postimin e fundit në Instagram të Marcus Rashfordit. Sulmuesi i Manchester United ka festuar 1-vjetorin e përmbysjes së madhe (vjet) në Champions League kundër PSG-së.

Më 6 mars 2018, United fitoi 3-1 në Paris dhe është kualifikuar në fazën çerekfinale të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube me ndeshje drithëruese.

Pas golit të dytë të Lukakut në pjesën e parë, Rashford shënoi një penallti në kohën shtesë, duke kompletuar përmbysjen e lojtarëve të drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Neymar, i cili mungoi në atë sfidë për shkak dëmtimi, e ka ndjekur buzë fushës dhe nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për vendimin e arbitrit për të dhënë penalltinë.

Rashford ka postuar një fotografi të vetes në momentin e gjuajtjes së penalltisë me mesazhin: “6 mars, 2019. Çfarë nate”. Por, Neymar është përgjigjur: “Një natë muti”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions neymar psg champions neymar psg

Sondazh

Poll