Sport

Pse Ferguson ishte legjendë? Na e tregon Van Nistelrooy me një histori

7 Mars 2020, 22:31 Nga DOSJA
Pse Ferguson ishte legjendë? Na e tregon Van Nistelrooy me një histori

Ish-sulmuesi i Man. United, Ruud Van Nistelrooy, së fundmi ka treguar një ngjarje mjaft interesante në kohën kur luante nën drejtimin e legjendarit Alex Ferguson. Holandezi mban mend vitin 2002, kur “Djajtë e kuq” nuk kishin mundësi të fitonin titullin, ndërsa sulmuesi mund të fitonte “Këpucën e Artë”.

Fergusoni e uli Van Nistelrooyn në stol, pasi nuk donte që holandezi të fitonte çmim individual duke qenë se ekipi kishte humbur.

“Në 2002 ishim 3 ndeshje nga përfundimi dhe ne nuk kishim shanse të fitonim kampionatin, por unë kisha mundësi të shpallesha golashënues”.

“Ferguson më uli në stol për 3 ndeshjet e fundit që dikush tjetër të ma kalonte. Skuadra nuk fitoi, prandaj ai nuk donte që të fitoja as unë”, – tha ish-sulmuesi. Një tjetër ngjarje që tregon karakterin e fortë të mjeshtrit skocez.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferguson legjenda van nistelrooy ferguson legjenda van nistelrooy

Sondazh

Poll