Sport

Guardiola duket larg! Juventus hedh sytë tek një tjetër trajner,i ofron 8 mln euro në sezon

7 Mars 2020, 09:36 Nga DOSJA
Guardiola duket larg! Juventus hedh sytë tek një tjetër trajner,i

SPANJË- Përveç Pep Guardiolës, në ëndrrat e Andrea Agnelit është edhe një tjetër trajner i madh, francezi Zinedine Zidane, i cili ka fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit, por që tani nuk po arrin të përsërisë të njëjtin sukses te spanjollët.

Pozitat e Zidane janë lëkundur javët e fundit, pasi Reali është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe është vetëm një hap larg lamtumirës edhe nga Champions League, ku humbi ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave ndaj Manchester City-t.Pikërisht për këtë arsye, Florentino Perez po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të sezonit dhe ka nisur të përgatisë terrenin për të ulur në pankinë ish trajnerin e Tottenhamit, Maurizio Pochettino, i cili është pa punë që prej vjeshtës së kaluar.

Kaq ka mjaftuar që emri i Zidane të lidhet me një kalim te Juventusi, ndërsa mediat në Angli hyjnë edhe në detaje, duke thënë se Agnelli është gati t’i japë francezit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon për ta rikthyer në Torino.Zidane ka veshur fanellën e Juventusit si futbollist dhe ka marrëdhënie mjaft të mira me presidentin Angelli, ndërsa në çdo dalje publike nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer një ditë te bardhezinjtë.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pep guardiola pep guardiola

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2020, 09:36

Dosja- Pep Guardiola

Dosja- Pep Guardiola1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...