Sport

Barça e PSG, hiqini duart! Trajneri i Arsenalit nuk e lëshon yllin e sulmit

6 Mars 2020, 22:01 Nga DOSJA
Barça e PSG, hiqini duart! Trajneri i Arsenalit nuk e lëshon yllin e

Arsenali nesër pret West Ham-in në shtëpi. “Topçinjtë” shpresojnë të korrin një fitore dhe Chelsea të mos marrë 3 pikë ndaj Evertonit. Skuadra e Lampard mban vendin e katërt për momentin dhe numëron 8 pikë më shumë se djemtë e trajnerit Arteta.

Trajneri spanjoll sot është ndalur te situata e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang. Kapitenit i përfundon kontrata aktuale në fund të sezonit të ardhshëm, por ofertat nuk i mungojnë. Për të interesohen Barcelona dhe PSG. Arteta ka folur hapur dhe ka konfirmuar dëshirën e madhe që këmbëshpejti të vazhdojë karrierën në skuadrën e tij.

“Sa i përket rinovimit të kapitenit, duhet të shohim cilat janë synimet e klubit dhe të vetë lojtarit. Gjithsesi, unë e kam gjithçka të qartë dhe situata është shumë e thjeshtë: dua ta mbaj Aubameyang me çdo kusht në skuadër“, ka thënë Arteta.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal arteta pierre-emerick aubamejang arsenal arteta pierre-emerick aubamejang

Sondazh

Poll