Sport

Mourinho nuk ndryshon, ankohet pafundësisht pas eliminimit në FA Cup

6 Mars 2020, 19:03 Nga DOSJA
Mourinho nuk ndryshon, ankohet pafundësisht pas eliminimit në FA Cup

Jose Mourinho ka gjithmonë një ankesë. Trajneri i Tottenham ka reaguar keq pas eliminimit në FA Cup, ku skuadra e tij u dorëzua me penallti kundër Norwich.

Kjo humbje nuk është kapërdirë fare nga tekniku portugez. Në konferencën e sotme për shtyp, ai ka argumentuar se heroizmi i Tim Krul i cili priti penalltitë e të tijve nuk ishte realisht i tillë.

“Kjo ishte një ndeshje me një arbitrim të mirë, e vetmja gjë që nuk ka funksionuar, përtej incidentit në fund të ndeshjes me Dajer, ishte se kur shkuam te penalltitë, asistentin e linjës dhe atë të VAR i zuri gjumi. Nëse nuk do t’i kishte zënë gjumi, do ta kishin kuptuar se çdo penallti e pritur nga Krul duhej të përsëritej, por ishte shumë vonë dhe i kishte zënë gjumi”, tha Murinjo para gazetarëve.

Me eliminimin edhe nga Kupa FA, tani teknikut portugez i mbetet vetëm të luftojë për një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm dhe të tentojë të përmbysë atë humbje përballë Leipzigun në arenën ndërkombëtare me shpresën që mund të kalojë skuadrën mes 8 më të mirave.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fa cup mourinho tottenham fa cup mourinho tottenham

Sondazh

Poll