Sport

Oliver Kahn flet si drejtues, tremb lojtarët si në kohët e vjetra

6 Mars 2020, 19:53 Nga DOSJA
Oliver Kahn flet si drejtues, tremb lojtarët si në kohët e vjetra

Oliver Kahn tashmë është drejtues i Bayernit dhe vitin tjetër do të jetë numri 2 i klubit bavarez. Ai do të marrë rolin e shefit ekzekutiv të Bayernit, porsa të largohet Karl-Heinz Rummenigge.

“Ne nuk duhet ta diskutojmë kampionatin. Duhet të fitojmë titullin e tetë radhazi në Bundesligë. Jemi Bayern dhe duhet ta vazhdojmë këtë proces”, është shprehur Kahn.

Kjo deklaratë e tij e fundit në media ngjan me ato të dikurshmet, kur ishte portier dhe kapiten i rekordmenëve gjermanë. Bayern aktualisht kryeson në kampionat dhe është thuajse i kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern deklarata kahn bayern deklarata kahn

Sondazh

Poll