Sport

Solskjaerit nuk i del inati: Pse City lejohet të ketë një ditë më shumë?

6 Mars 2020, 20:23 Nga DOSJA
Solskjaerit nuk i del inati: Pse City lejohet të ketë një

Të dielën rikthehet derbi i Manchesterit. United pret skuadrën e Pep Guardiolës në “Old Trafford” dhe nuk fiton në kampionat në fushën e vet ndaj “armiqve” të përjetshëm prej 5 vitesh.

Ole Gunnar Solskjaer nuk përmbahet në konferencën për shtyp dhe lëshon akuza ndaj programuesve të kalendarit. City luajti të mërkurën ndeshjen e FA Cup, ndërsa djemtë e Solskjaer mbrëmjen e kaluar.

“FA Cup po na kthehet në pengesë, Manchester City ka pasur një ditë pushim më shumë se ne për derbin. E kam të vështirë ta besoj, të dielën kemi derbin e qytetit, por na detyruan të luajmë të enjtën. Nuk ka një trajtim të barabartë për të gjithë.

Kështu ndodhi edhe në derbin e fundit, por ne ia dolëm të fitonim. Në atë rast ata luajtën të martën, ne luajtëm një ditë më vonë“, deklaron trajneri i “Djajve të Kuq”. 

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata man. united solskjaer deklarata man. united solskjaer

Sondazh

Poll