Sport

Bursa bën me “dhimbje koke” Juventusin, vijnë lajme negative për klubin bardhezi

6 Mars 2020, 20:25 Nga DOSJA
Bursa bën me “dhimbje koke” Juventusin, vijnë lajme

ITALI- Përveç lajmeve jo të mira nga fusha, Juventusi merr të tjera po aq negative nga bursa. Shoqëria bardhezi ka pësuar një rënie ne kategori duke kaluar nga “Ftse Mib” në një bursë të nivelit dytësor.

Aksionet e “Zonjës” mundën të qëndrojnë në elitë për vetëm 12 muaj teksa shkaku kryesor është rënia e vlerës së aksioneve nën 1 euro. “Ftse Italia Index Technical Committee njofton se prej 23 marsit Juventusi nuk do të jetë më mes 40 shoqërive italiane me kapital më të lartë.

Vendi i klubit të futbollit do të zihet nga Banka Mediolanum, teksa shkaku duket se është rënia e vlerës së aksioneve në 0.89 cent, ndërkohë që një muaj më parë kjo vlerë ishte 20 për qind më e lartë”.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksionet e juventusit bursat juventus aksionet e juventusit bursat juventus

Sondazh

Poll