Sport

Real Madridi mendon revolucionin, do të ketë shumë ndryshime për të larguar veteranët

6 Mars 2020, 20:02 Nga DOSJA
Real Madridi mendon revolucionin, do të ketë shumë ndryshime

Real Madridi ka si objektiv kryesor fitimin e titullit kampion këtë sezon. Ekipi madrilen u eliminua nga Kupa e Mbretit, ndërsa humbi ndeshjen e parë kundër Manchester City-t për Champions League. Spanjollët i kanë idetë e qarta, pasi përveç suksesit momental mendojnë dhe për të ardhmen e tyre. 

Ata kanë filluar të mendojnë zëvendësuesit për Modric (34), Ramos (33), Benzema (32), Marcelo (31), Bale, Kroos dhe Nacho (30). Të gjithë lojtarë që mund të cilësohen veteranë në ekip. 

Numri një i stolit ka zbuluar Valverden këtë sezon, por nuk është vetëm mesfushori që do të mbajë peshën e Realit të ri. Martin Odegaard është emri tjetër që po shkëlqen në Spanjë. Ai mund të prishë huazimin me Real Sociedadin dhe të rikthehet në shtëpi. 

Zidane do të ketë për vitin tjetër dhe Hakim Achraf. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë vendimtar për Borussia Dortmundin dhe nga viti i ardhshëm pritet të rivalizojë me Dani Carvajal në krahun e djathtë të mbrojtjes. 

M.P. / Dosja.al   

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool merkato zidane liverpool merkato zidane

Sondazh

Poll