Sport

Coronavirus tremb edhe francezët, por PSG merr një lajm të mirë

6 Mars 2020, 21:04 Nga DOSJA
Coronavirus tremb edhe francezët, por PSG merr një lajm të

Federata Franceze e Futbollit është gjendur në vështirësi nga alarmi që ka kapur edhe Francën nga Coronavirus. FFF sot ka njoftuar shtyrjen e një ndeshje të kampionatit francez, që ishte programuar të luhej nesër në orën 17:30.

Vendimi është marrë pas një urdhri të prefekturës Bas Rhin dhe federata e ka argumentuar me përhapjen e Coronavirus.

Ndeshja që do shtyhet është Strasbourg-PSG. Kjo iu shkon për shtat parisienëve para ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund-it.

Kampionët e Francës duhet të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë (humbje 2-1).


M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus ligue 1 paris psg coronavirus ligue 1 paris psg

Sondazh

Poll