Sport

I vuri prangat në hotel, Ronaldinho s’i shpëton dot shefit të policisë, i çmendur pas legjendës shkrepi një foto, Ruso

6 Mars 2020, 17:17 Nga DOSJA
I vuri prangat në hotel, Ronaldinho s’i shpëton dot shefit

BRAZIL– Shefi i policisë, Miguel Lopez Ruso, i cili vetëm një ditë më parë mori pjesë në aksionin që vuri në pranga yllin Ronaldinho Gaúcho bashkë me të vëlalnë, Roberto, është mahnitur kur ka takuar legjendën. Mediat braziliane shkruajnë se Ruso, pasi e ka çuar në komisariat Ronaldinho, nuk e ka lënë këtë të fundit t’i shpëtojë pa bërë një foto me të. Edhe vetë shefi i policisë është shprehur se Ronaldinho për të është një legjendë dhe fotoja është shkrepur me mjaft kënaqësi, pavarësisht operacionit të mirëorganizuar që vuri në pranga ish-yllin e Barcelonës, në një kompleks hotel-kazino në Paraguai.

Ai është një idhull botëror, për mua ai është lojtari më i mirë në botë dhe askush nuk mund të ma ndryshojë këtë mendim. Unë kam qenë atje, nuk kam pse të mohoj ose të jap shpjegime. Ishte thjesht një foto e zakonshme,”– ka thënë Ruso.

Ronaldinho Gaúcho u vu në pranga bashkë me të vëllanë, Roberton pasi përdorën dokumente false për t’u futur në Amerikën Latine. Ata u kapën në një hotel në Paraguaj, pasi ishin ftuar nga pronari i kompleksit që ka edhe kazinosë, Nelson Belotti. Ronaldinhos i është ndaluar hyrja në Brazil pasi ka marrë një gjobë në vitin 2018. Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtim të jashtëligjshëm në një zonë peshkimi në liqenin Guaiba në vitin 2015. Ata u gjobitën me 8.5 milionë dollarë në nëntor të vitit 2018 dhe pasi nuk e bënë pagesën Gjykata Supreme e Brazilit vendosi t’ia ndalojë Ronaldinhos hyrjen në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arrestohet ronaldihno miguel lopez ruso arrestohet ronaldihno miguel lopez ruso

Sondazh

Poll