Sport

Merkato zikaltër, zbulohet dëshira e radhës e trajnerit Conte

6 Mars 2020, 16:56 Nga DOSJA
Merkato zikaltër, zbulohet dëshira e radhës e trajnerit Conte

Antonio Conte ka një dëshirë për krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka piketuar përforcimin në këtë repart. Ai është Marcos Alonso, me të cilin ka punuar te Chelsea. 29-vjeçari nuk është aktivizuar shumë këtë sezon nga Lampard, edhe pse ka bërë mirë sa herë ka zbritur në fushë.

The Sun raporton se “Blutë e Londrës” duan 26 milion paund për ta lënë të lirë lojtarin spanjoll. Zikaltrit do të largojnë dyshen Biraghi-Moses në fund të sezonit dhe janë gati ta paguajnë këtë shumë për Alonson.

Ky i fundit vlerësohet shumë për aftësinë që ka në të dy fazat e lojës, atë defensive dhe ofensive. Alonso e njeh mirë Serie A, pasi është aktivizuar në të kaluarën me Fiorentinën. Një investim i mirë për Interin, që do të “blindonte” përfundimisht linjën e majtë, teksa vetë futbollisti e ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në Itali. 

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter medmato conte inter medmato

Sondazh

Poll