Sport

VIDEO/ Tifozët e Saint-Étienne nuk pyesin për coronavirus, pushtojnë fushën pasi skuadra siguroi finalen e Kupës

6 Mars 2020, 15:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozët e Saint-Étienne nuk pyesin për coronavirus,

FRANCË– St-Etienne siguroi finalen e Kupës së Francës pas 38 vitesh mungesë ku do të përballen me gjigantët e PSG. Pasi fituan gjysmëfinalen ndaj Rennes, tifozët vendas, pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit kryesor, që sanksionoi kualifikimin e Saint Etienne, mësynë në fushë, për ta festuar këtë arritje pas thuajse katër dekadash.

Imazhe të pabesueshme, në një kohë kur frika nga Coronavirusi i ka bërë njerëzit të qëndrojnë larg tubimeve dhe të  shmangin kontaktet fizike me të tjerët.

Jo vetëm që nuk u luajt me dyer të mbyllura, siç po ndodh në Itali, por tifozët as që e vranë mendjen nga rreziku që mund t’u vijë nga Coronavirusi. Sigurisht që sjellja e tyre nuk është e paligjshme, madje as forcat e rendit dhe ato të sigurisë nuk e morën guximin për ta ndërprerë festën e tifozëve në terrenin e lojës.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport france psg st-etienne france psg st-etienne

Sondazh

Poll