Bota

Tronditëse/ Nëna hedh binjakët nga 9 metra lartësi, gruaja e ekipit të zjarrfikësve shpëton vajzën dhe i jep gji, djali

6 Mars 2020, 19:32 Nga DOSJA
Tronditëse/ Nëna hedh binjakët nga 9 metra lartësi, gruaja e

MEKSIKË- Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë ka hedhur nga dritarja e apartamentit binjakët e porsalindur. Sipas Daily MAil, fëmijët të cilët ishin një djalë dhe një vajzë janë gjetur nga zjarrëfikësit, por fatkeqësisht djali ka humbur jetën ndërsa vajza ka shpëtuar.

Foshnja u gjet nga ekipi i shpëtimit e varur midis dy mureve të një pallati në Mexico City.  Autoritetet zbuluan trupin e pajetë të të porsalindurit në një grumbull mbeturinash, shumë pranë banesës ku u shpëtua vogëlushja.

Nëna e vogëlushëve, e identifikuar si Jacqueline, e cila më pas u arrestua dhe u shtrua në një spital në provincën Benito Juarez. Ndërkohë bashkëshorti i saj, Jose, është shpallur në kërkim nga autoritetet policore. Në videon e publikuar nga mediat e huaja , shihet momenti teksa zjarrfikësit shpëtojnë foshnjën pas disa orësh të lodhshme pune. Vajza ende e kishte të ngjitur kordonin e kërthizës, kur u zbulua e shtrirë në një vrimë të thellë nëntë metra, të rrethuar nga tullat.

Ekipi i shpëtimit u detyrua të hynte në shtëpinë e një fqinji që të arrinte ta shpëtonte mrekullisht atë. Ndërkohë, Parmedik Eloisa Herrera, nënë e dy fëmijëve dhe një prej zjarrfikëseve që mori pjesë në operacionin e shpëtimit, i dha gji vajzës së shpëtuar.

“Unë po ushqej me gji fëmijën tim dhe vendosa të ndaj qumështin me vajzën e shpëtuar”, u shpreh gruaja.


(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jacqueline meksike jacqueline meksike

Sondazh

Poll