Bota

Koronavirusi/ 197 të vdekur në Itali, Presidenti Matterella mesazh popullit: Shmangni ankthin dhe gjendjet e pamotivuara

6 Mars 2020, 17:53 Nga DOSJA
Koronavirusi/ 197 të vdekur në Itali, Presidenti Matterella mesazh

ITALI- Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella ka reaguar për sëmundjen koronavirusit përmes një mesazhi të drejtuar populli, ku ka thënë se vendi po kalon një moment të vështirë dhe qeveria po përpiqet ta përballojë atë me transparencë.

Gjithashtu ai ka falënderuar mjekët ,që po luftojnë në vijën e parë të frontit ka këërkuar shmangien e ankthit dhe gjendjeve të pamotivuara dhe kundërproduktive. Gjithashtu Presidenti Mattarella kërkoi përgjegjësi dhe bashkëpunim institucional nga të gjithë për të përballuar vështëristë që po kalon vendi i tyre.

Sipas Instutitit të Lartë të Shëndetit, në Itali mosha mesatare e viktimave nga koronavirusi është 81 vjeç. Ata janë kryesisht burra, rreth 70% dhe në më shumë se dy të tretat e rasteve kanë patur tre ose më shumë patologji të mbartura.

Sipas raportit deri më tani janë regjistruar, 14 % e viktimave kanë qenë mbi 90 vjeç, 42 % kanë qenë të grupmoshës 80-89 vjeç, 37% midis 70 dhe 79 vjeç, 9 % midis 60 dhe 69 vjeç dhe 3% midis 50 dhe 59 vjeç.

Globalisht, autoritetet konfirmuan mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus. Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit. Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne itali sergio matterella coronavirusi ne itali sergio matterella

Sondazh

Poll