Art&Argëtim

Sanremo 2019/ Performancat e mbrëmjes së parë një dështim? Ardit Gjebrea: E mos më thoni sa stonojnë këngëtarët tanë

6 Shkurt 2019, 11:09 Nga DOSJA
Sanremo 2019/ Performancat e mbrëmjes së parë një

Në skenën e Ariston, në mbrëmjen e parë u interpretuan këngët e para konkuruese. Ky festival është ndër më të komentuarit jo vetëm në shtetin Italian, por edhe në vendet ku Sanremo ndiqet rregullisht.

Kritikat e para erdhën nga Ardit Gjebrea, i cili drejton edhe ‘Këngën magjike’, duke u munduar shumë të sjellë një frymë perëndimore në muzikën shqiptare.

Por, Sanremo 2019 për të mbrëmja e parë ishte një dështim i vërtet. Kritikan ai i ka drejtuar për këngëtarin Achille Lauro, i cili ka konkuron me këngën ‘Rolls Royce’. “Dhe mos më thoni sa stonojnë këngëtarët tanë. Hajde Sanremo Hajde.”- është komenti në postimin e tij në Instastory.

Komenti tjetër për të kënëgën pasardhëse ishte: “Jo gjithmonë të mëdhenjtë janë në formë, por jo në Sanremo. Aty nuk mundet asnjë firo!”

Megjithatë, këto komente i përkisnin performancës së këngëtarëve në mbrëmjen e parë, sepse sipas Arditit regjia, ndriçimi dhe fotografia ishin perfekte.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture #sanremo2019 #arditgjebrea #instasories #sanremo2019 #arditgjebrea #instasories

Sondazh

Poll