Art&Argëtim

Për të realizuar ëndrrën e saj më të madhe, Angela Martini heq dorë nga gjithçka

6 Shkurt 2019, 10:07 Nga DOSJA
Për të realizuar ëndrrën e saj më të madhe, Angela

Bukuroshja shqiptare, Angela Martini ose siç njihet ndryshe modelja më e famshme shqiptare pas dasmës surprizë dhe pushimeve luksoze, zbulon detaje të tjera nga e ardhmja e saj. Përtej jetës së Instagramit, ajo është më e lumtur se aq dhe është duke jetuar ëndrrën e saj më të madhe që nuk qenka modelingu.

Në një intervistë për revistën ‘Who’, modelja është shprehur se ka hequr dorë nga modelingu, pasi ëndrra e saj e vërtetë është aktrimi dhe bota e kinematografisë.

Siç e dini tashmë, unë i kam dhënë fund karrierës si modele dhe kam ndryshuar plotësisht drejtim. Së pari, vitin e kaluar u çertifikova si trajnere jete (një person që ndihmon njerëzit për të arritur qëllimet e tyre dhe që i këshillon për ndryshimet që duhet të bëjnë në jetë). Kjo më dha mundësinë të kuptoja më mirë psikologjinë e njerëzve dhe të përgatitesha për projektet e ardhshme. Së dyti, u bëra producente filmi. Me krenari tregoj se vitin e kaluar përfundova xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër, me dy mesazhe shumë të fuqishëm, që shpresoj se do prekin zemrat e njerëzve. Të dy do të publikohen këtë vit. Gjithashtu kam edhe disa projekte të tjera filmike, që do të xhirohen po këtë vit. Së treti, po punoj për një tjetër projekt shumë të rëndësishëm, për diçka që vjen direkt nga shpirti, si të jetë fëmija im. Kam punuar për këtë gjë prej dy vitesh dhe këtë vit do jetë gati. Bëhet fjalë për një libër që kam shkruar, një histori vërtet mahnitëse për jetën e nënës sime, dhe një pjesë të jetës sime gjithashtu“- është shprehur Angela Martini.

L.K/Dosja.al

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz #angelamartini #intervista #modelejashqiptare #angelamartini #intervista #modelejashqiptare

Sondazh

Poll