Art&Argëtim

“E kam njohur në bar dhe më tërhoqi shumë”, Armina rrëfen historinë e saj të dashurisë me djalin e Berishës

5 Shkurt 2019, 18:39 Nga DOSJA
“E kam njohur në bar dhe më tërhoqi shumë”,

Armina Mevlani, ish-missi shqiptar dhe blogere në fushën e modës ka rrëfyer në një intervistë për revistën “Elite” për jetën dhe planet e saj për të ardhmen.

Armina herë pas herë është vendosur në qendër të medieve dhe për marrëdhënien që ka më djalin e ish-kryeministrit Sali berisha, Shkëlzenin. Ajo thotë se takimi me të ka qënë shumë rastësor dhe ajo nuk e njihte se cili ishte.

Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka.“, u shpreh blogerja Mevlani.

Armina shprehet se ajo dhe Shkëlzeni janë tipa të ngjashëm në mënyrën e jetësës dhe kjo gjë iu shmang debate të kota.

Kujtojmë se Armina bëri festën e fejesës para disa muajsh, por siç duket martesa nuk është ende në planet e afërta, pasi ajo është shume e fokusuar në karrierën e saj. 

(J.B.dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz armina mevlani shkëlzen berisha armina mevlani shkëlzen berisha

Sondazh

Poll