Art&Argëtim

Me sytë përtej detit, sonte starton Sanremo/ Nga Bocelli tek Ramazoni, ja emrat e mëdhenj që marrin pjesë

5 Shkurt 2019, 17:17 Nga DOSJA
Me sytë përtej detit, sonte starton Sanremo/ Nga Bocelli tek Ramazoni,

Edicioni i ’69 i muzikës italiane nis mbrëmjen e sotme, shoqëruar ashtu si çdo fillim viti me muzikë dhe ritmin e kantautorëve italianë.  Ky edicion do të drejtohet nga Claudio Baglioni, Claudio Bisio dhe Virginia Raffaele, të cilët në konferencën për shtyp kanë dhënë detajet e fundit para se festivali të nis.

“Këtë herë do të jetë ndryshe, nuk do të ketë të bëjë me politikën, por vetëm me muzikën”- është shprehur Claudio Baglioni gjatë deklaratës për shtyp ditën e sotme.

Prej mbrëmjes së sotme dhe gjatë 5 ditëve në vijim, festivali do të bashkojë 24 artistë të cilët do të interpretojnë në skenën e madhe të Sanremo-s. Në datat 6 dhe 7 shkurt do të interpretohen 12 këngë dhe mbrëmja e së premtes do i dedikohet dueteve. Dhe data 9 shkurt do jetë mbrëmja finale.

Surpriza e këtij edicioni do të jenë: Riçardo Coçiante, Eros Ramazzotti, Fiorella Mannoia e Marco Mengoni, Luciano Ligabue, Alessandra Amoroso, Giorgia, Elisa,  Antonello Venditti dhe Andre Bocelli, i cili do të performojë në skenë së bashku me djalin e tij, Mateo. Gjithashtu në skenë do të ngjitet edhe Serena Rossi, protagoniste e filmit mbi Mia Martinin “Io sono Mia”,Festivali do të mbahet në skenën Ariston dhe nis mbrëmjen e sotme në orën 20:35.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture #sanremo2019 #edicioni69 #claudiobaglioni #sanremo2019 #edicioni69 #claudiobaglioni

Sondazh

Poll