Art&Argëtim

Ermal Meta rikthehet në Tiranë, koncert më 4 mars në Pallatin e Kongreseve

5 Shkurt 2019, 19:42 Nga DOSJA
Ermal Meta rikthehet në Tiranë, koncert më 4 mars në

Të gjithë ata që pëlqejnë zërin e kantautorit Ermal Meta do të mund ta ndjekin sërish nga afër. Pas koncertit të parë të mbajtur më 1 qershor 2018 në sheshin “Skënderbej”, Ermal Meta rikthehet sërish në Tiranë për një mbrëmje të paharruar. Më 4 mars, kantautori shqiptar do të performojë për publikun shqiptar së bashku me “GnuQuartet”, një grup i njohur instrumentistësh, në vijim të turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa fton të gjithë qytetarët që të mos e humbasin këtë shfaqje të bukur muzikore.

“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane. Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve. Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur. Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”- shkruan Veliaj nw postimin e tij nw Instagram.

Edhe Ermal Meta i ka lajmëruar fansat e tij përmes postimit në rrjetet sociale ku lajmëron rikthimin e tij në Tiranë.

Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, ky koncert vjen si vazhdimësi e një turneu të paharrueshëm që Ermal Meta ka realizuar gjatë verës së vitit 2018, me një performancë artistike tepër mbresëlënëse. Nuk mund të mos përmenden koncertet e realizuara në Romë, në Firence, në kështjellën “Scaliger” në Villafranca, apo në amfiteatrin në Sardenja.

Dhe së shpejti, kantautori shqiptar nis një tur të ri, ku do të ndalet edhe në Tiranë, së bashku me “GnuQuartet”, për të sjellë para publikut më shumë ritme të paharruara duke bërë bashkë violinë, violinçel dhe flaut. Ritmi dhe muzikaliteti i këtyre instrumentistëve, do ta bëjnë edhe më të gjallë muzikën e kantautorit shqiptar. Ndaj s’na mbetet gjë tjetër, veç ta shijojmë në Tiranë performancën e tyre.

Kalendari i koncerteve në kuadër të turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”.

2 shkurt – Milano – Teatri “Arcimboldi”

4 shkurt – Napoli – Teatri “Bellini”

5 shkurt – Pescara – Teatri “Massimo”

11 shkurt – Catania – Teatri “Metropolitan”

12 shkurt – Palermo – Teatri “Al Massimo”

15 shkurt – Reggio Emilia – Teatri “Valli”

16 shkurt – Trento – Auditoriumi “Santa Chiara”

25 shkurt – Roma – Salla “Santa Cecilia”

4 mars – Tiranë – Pallati i Kongreseve

6 mars – Bari – Teatri “Petruzzelli”

8 mars – Montecatini Terme (PT) – Teatri “Verdi”

9 mars – Assisi (PG) – Teatri “Lyrick”

12 mars – Venezia – Teatri “Goldoni”

18 mars – Trieste – Teatri “Rossetti”

19 mars – Lugano (CH) – Pallati i Kongresve

23 mars – Genova – Teatri “Carlo Felice”

24 mars – Torino – Teatri “Colosseo”.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture #ermalmetanetirane #gnuquartet #4mars2019 #ermalmetanetirane #gnuquartet #4mars2019

Sondazh

Poll