Art&Argëtim

Suksesi përtej kufijve, kjo është shqiptarja që krijoi komunitetin e bashkuar të kulturës në Kanada

5 Shkurt 2019, 16:43 Nga DOSJA
Suksesi përtej kufijve, kjo është shqiptarja që krijoi

Kanada– Doktoresha me origjinë shqiptare, Kozeta Miliku ka përfunduar studimet në Universitetin e Mjeksisë në Tiranë, doktoraturën në ‘Erasmus University Medical Centre’ të Holandës dhe tashmë ajo është duke kryer postdoktoraturën në ‘Children’s Hospital Research Institute of Manitoba’, në Winnipeg të Kanadasë.

Së bashku me familjen e saj ajo jeton në Kanada, në nevojën për të qenë më pranë me tradita e kulturën shqiptare. Në kërkime të shumta ajo doli në përfundime se aty në kishte asnjë komunitet shqiptar aktiv. Me dëshirën e saj dhe ndihmën e disa shqiptarëve të tjerë ajo bashkoi më 1 dhjetor 2018, shqiptarët e Manitobës për të festuar festën e flamurit shqiptar.

Ajo shprehet se pjesëmarrja ishte e gëzueshme kur numëruan rreth 200 shqiptarë që iu bashkuan festës. Prej atij aktiviteti Kozeta Miliku, është e vendosur të formojë Bashkësinë Shqiptare të Manitobës.

Për Albanian Montreal Press, Kozeta tregon se u ka parashtruar atyre një projekt me disa pika të përbashkëta për të gjithë shqiptarët e të gjitha krahinave. Sipas saj, projekti për komunitetin shqiptar do të ngrihet në tri pika:

Miliku nuk ka qenë e vetme në të gjithë këtë inciativë. Ajo u është mjaft mirënjohëse të tjerë drejtues shoqatash, të cilët e kanë këshilluar nga eksperienca e tyre për të bërë hapa të sigurtë.

Ilir Kuqi, Ruki Kondaj apo edhe vetë Ambasadori shqiptar në Ottawa, Ermal Muça, kanë qenë një mbështetje për formimin e shoqatës së shqiptarëve në Manitoba.

Dëshira dhe synimi im është që brenda këtij viti, ne të kemi formuar dhe regjistruar shoqatën e Shqiptarëve në Manitoba (Albanian Community of Manitoba), të kemi klasat e gjuhës shqipe, të jemi regjistruar në Folklorama dhe të kemi siguruar fonde për mbarëvajtjen e kësaj shoqate” – shprehet Kozeta.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture #kozetamiliku #albanianmontrealpress #kozetamiliku #albanianmontrealpress

Sondazh

Poll