Art&Argëtim

Sanremo 2019, Andrea Bocelli dhe i biri ‘pushtojnë’ skenën mbrëmjen e parë të festivalit

6 Shkurt 2019, 09:13 Nga DOSJA
Sanremo 2019, Andrea Bocelli dhe i biri ‘pushtojnë’ skenën

Mbrëmjen e djeshme nisi rrugëtimin festivali i muzikës italiane, Sanremo në edicionin e 69. Nën drejtimin e Claudio Baglioni-t, së bashku me ‘bashkëpilotët’ e tij siç i quan ai, Virginia Raffaele-n dhe Claudio Bisio-n.

Ky është festivali i harmonisë, një karakteristikë shumë e rëndësishme për muzikën”, – e nisi Baglioni prezantimin e tij, për të shuar kështu edhe polemikat.

Artistët pjesëmarrës e ndezën skenën me interpretimet e tyre, por magjia e mbrëmjes ishte dalja në skenë e Anrea Bocelli-t dhe djalit të tij, Matteo. Dueti i tyre “Il mare calmo della sera” dhe më pas “Fall on me” ndezën skenën duke bërë kështu përshëndetjen e parë për publikun, nga i cili morën duartrokitjet e merituara.

Por, surprizat nuk përfunduan këtu, Andrea Bocelli i kishte falur djalit të tij xhaketën me të cilën ka performuar për herë të parë në Sanremo, një detaj që i përshtatet Sanremo-s kaq mirë.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture #sanremo2019 #andreabocelli #festivalimuzikesitaliane #sanremo2019 #andreabocelli #festivalimuzikesitaliane

Sondazh

Poll