Bota

Qeveria italiane me dorë të hekurt: Nëse preket një futbollist nga coronavirus, ndërpritet kampionati!

5 Mars 2020, 21:11 Nga DOSJA
Qeveria italiane me dorë të hekurt: Nëse preket një

ITALI- Qeveria italiane vendosi nëpërmjet një dekreti që të gjithë manifestacionet sportive të zhvillohen pa praninë e publikut deri më datën 3 prill, si masë për të shmangur përhapjen e koronavirusit, që ka alarmuar Italinë dhe botën mbarë.

Megjithatë mediat italiane raportojnë se Seria A është në rrezik, pasi aktorët kryesorë të Ligës kanë vendosur që të ndërpresin fare kampionatin, nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me virusin që në jo pak raste ka pasur pasoja fatale.

UEFA ka ngritur një komitet emergjence për të menaxhuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa nuk përjashtohet edhe një shtyrje e Kampionatit Europian, ndërsa në Itali është Luigi Di Siervo personi që po monitoron me kujdes situatën.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali koronavirusi ne itali uefa itali koronavirusi ne itali uefa

Sondazh

Poll